Vendim i ri për çmimet e derivateve të naftës në RMV, hyn në fuqi në mesnatë

Nga mesnata pason një ulje e ndjeshme e çmimit të dizelit, ndërsa benzina do të shtrenjtohet me një denar për litër, transmeton Portalb.mk.

Komisioni Rregullator për Energjetikë ka përcaktuar çmimet e reja maksimale me pakicë të derivateve të naftës, të cilat do të vlejnë nga 1 shtatori 2026. Ulja më e madhe është te EURODIESEL (D-E V), çmimi i të cilit ulet me 6,50 denarë për litër.

Nga mesnata, një litër dizel do të shitet me çmim maksimal prej 95 denarësh.

Ulje prej 3,50 denarësh ka edhe te vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1), i cili tani do të kushtojë 97 denarë për litër.

Nga ana tjetër, çmimet e benzinës rriten me nga një denar për litër.

Çmimet e reja janë:

  • EUROSUPER BS-95 – 94 denarë/litër
  • EUROSUPER BS-98 – 96 denarë/litër
  • EURODIESEL – 95 denarë/litër
  • EL-1 – 97 denarë/litër

Ulja e çmimit vlen edhe për mazutin M-1 NS, çmimi i të cilit ulet me 1,166 denarë për kilogram, ndërsa çmimi i ri do të jetë 44,410 denarë/kg.

Çmimet e reja hyjnë në fuqi nga mesnata.

BenzinaÇmimi i benzinësÇmimi i naftësDizelKomisioni Rregullator për Energji (KRRE)