Valbon Limani u zgjodh u.d. kryetar i Komunës së Gostivarit

Këshilli Komunal i Gostivarit ka zgjedhur Valbon Limanin për ushtrues detyre kryetar të Komunës së Gostivarit, raporton Portalb.mk.

22 nga 31 këshilltarët e Gostivarit votuan që Limani të jetë në krye të komunës.

Kryetar i Këshillit Komunal u zgjodh Namik Durmishi, post të cilin deri më sot e ka pasur Valbon Limani.

Zgjedhja e Limanit në krye të Gostivarit vjen pasi ish kryetari i komunës Arben Taravari u emërua ministër i Shëndetësisë në Qeverinë e udhëhequr nga Hristijan Mickoski.

Taravari fitoi mandatin e dytë për të udhëhequr Gostivarin në zgjedhjet lokale të vitit 2021.

Arben TaravariKomuna e GostivaritValbon Limani