Vetëm gjatë javës së fundit, 77 fëmijë janë vrarë ose plagosur në Liban si pasojë e dhunës dhe përshkallëzimit të konfliktit, sipas një reagimi të publikuar nga UNICEF në rrjetin social X, raporton ABC.
Organizata theksoi se kjo shifër përkthehet në mesatarisht 11 fëmijë të prekur çdo ditë, duke ngritur alarmin për ndikimin e rëndë që po ka konflikti mbi më të vegjlit.
“Fëmijët nuk duhet ta paguajnë çmimin e konfliktit. Ata duhet të mbrohen në çdo kohë. Armiqësitë duhet të marrin fund”, thuhet në deklaratën e UNICEF Liban.