Uebsajti shumë popullor i lajmeve për entuziastët e harduerit mbyllet pas 27 vitesh

Sajti entuziast i harduerit AnandTech do të mbyllet pas pothuajse 3 dekadash mbulim rreth teknologjisë dhe në veçanti kompjuterëve. Kryeredaktori i fundit i AnandTech Ryan Smith zbuloi lajmin përmes një postimi në mëngjesin e ditës së Premte, transmeton PCW.

“Pak gjëra jetojnë gjithnjë, dhe tregu për gazetarinë teknologjike nuk është më ai që ka qenë – e as nuk do të bëhet më. Prandaj ka ardhur momenti që AnandTech të mbyllë punën e saj dhe ti hapë rrugë një gjenerate të re gazetarësh teknologjikë ti marrin vendin.”

AnandTech u themelua në 1997 nga anand Lal Shimpi, i cili udhëhoqi sajtin deri në momentin që u dorëhoq nga gazetaria në 2014-ën për të punuar në ekipin e procesorëve të Apple. Përpara se të largohej, në 2011-ën ai kishte shprehur irritimin e tij në lidhje me largimin e mediave online nga cilësia, analiza e thellë në drejtim të sensacionalizmit dhe përmbajtjeve “clickbait.”

AnandTech si sajt është përpjekur ti rezistojë këtij trendi që edhe Smith e përmendi në lamtumirën e tij.

Përgjatë viteve sajti ka ndërtuar një audience besnike kryesisht mes adhuruesve të hardueri falë analizave të detajuara të pllakave amë, çipe dhe komponentëve të tjerë harduerikë.

Cilësia e analizave u bë burim informacioni për ndërtuarit e kompjuterëve, akademikë, gazetarë të tjerë apo kushdo që ishte i mahnitur me kompjuterët.

Softuer