U kompletua Këshilli i Sigurimit në RMV: Xhevdet Hajdedini, Malinka Ristevska Jordanova dhe Vlladimir Spiridonovi janë anëtarët e rinj

Presidentja e Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska Davkova emëroi për anëtarë të Këshillit të Sigurimit Malinka Ristevska Jordanovan, Xhevdet Hajredinin dhe Vlladimir Spiridonovin, raporton Portalb.mk.

Me emërimin e tre anëtarëve nga presidentja Siljanovska Davkova, Këshilli i Sigurimit i Republikës së Maqedonisë së Veriut është në përbërje të plotë.

Kryetare e Këshillit të Sigurimit është Gordana Siljanovska Davkova ndërsa anëtarët e tjerë janë: Afrim Gashi, kryetar i Kuvendti; Hristijan Mickoski, kryeministër, Pançe Toshkovski, ministër i Punëve të Brendshme; Vllado Misajlovski, ministër i Mbrojtjes; Timço Musunski, ministër i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Xhevdet Hajredini, ish-ministër i Financave; Malinka Ristevska Jordanova, eksperte për integrime evropiane; dhe Vlladimir Spiridonov, ekspert për ndryshimet klimatike.

Gordana Siljanovska DavkovaKëshilli i Sigurimit RMVMalinka Ristevska Jordanova