U arrestua zëvendësdrejtori në Doganën e Maqedonisë së Veriut

U arrestua zëvendësdrejtori Xh.I. në Doganën e Maqedonisë së Veriut duke marrë ryshfet 17 500 euro. Ai u arrestua pas marrjes së disa masave dhe aktiviteteve nga punonjësit e policisë, transmeton Portalb.mk.

Zëvendësdrejtori i Sektori për cështje administrative dhe teknike ishte kapur duke marrë paratë që ishin shenjëzuar më herët nga autoritetet policore. Ndaj të arrestuarit është paralajmëruar kallëzim penal.

Autoritetet policore kishin bashkëpunuar në këtë aktivitet me prokurorin publik në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

DoganimDrejtoria e doganave RMVKorrupsion - RyshfetMinistria e Punëve të Brendshme (MPB)Policia e Maqedonisë së Veriut