Treni urban në Shkup bosh, por i rregullt

Bosh, por i rregullt – treni urban është i vetmi tren ku mund të mbështeteni nëse dëshironi të arrini nga një vend në tjetrin me hekurudhat e Maqedonisë pa probleme të mëdha, shkruan në reportazhin e publikuar në “Prizma”.

Ky është përshtypja e ekipit të BIRN-it pas gjysmë dite të kaluar në peronet e Stacionit Hekurudhor të Shkupit dhe pas dy udhëtimeve me trenin urban, i cili aktualisht qarkullon vetëm në një linjë – nga Shkupi deri në Zelenikovë dhe anasjelltas, me pesë stacione ndërmjet.

Fshati Zelenikovë është stacion përgjatë rrugës edhe për trenat e rrallë ndërurbanë drejt Velesit, Manastirit dhe Gjevgjelisë. Prandaj, treni urban e shfrytëzon të njëjtën binarë, por ka tren dhe orar të veçantë, sipas të cilit distancën prej 25 kilometrash në një drejtim duhet ta përshkojë për 25 minuta.

Megjithatë, ndërsa shumica e trenave ndërurbanë gjatë vizitës së BIRN vonoheshin me orë të tëra ose nuk niseshin fare nga Stacioni Hekurudhor i Shkupit, kjo nuk ndodhte me trenin urban.

Jo se ishte i përpiktë deri në minutë, si trenat e këtij lloji në vendet evropiane me transport hekurudhor të zhvilluar, por megjithatë – qarkullonte.

Për të ishte rezervuar peroni numër tre dhe treni elektrik kinez, i blerë para rreth dhjetë vjetësh, gjatë furnizimit të fundit me trena të udhëtarëve për hekurudhat e Maqedonisë.

Reportazhi i plotë i “Prizma”-s është i disponueshëm në këtë link.

Treni