Forumi Rinor Arsimor shpall thirrje për gazetar në Radio MOF. Gazetari në Radio MOF do të angazhohet për një periudhë të caktuar kohore deri më 4 gusht 2025, me mundësi vazhdimi të kontratës në varësi të performansës dhe mundësive financiare të organizatës. Planifikohet që gazetari të fillojë angazhimin e tij në fund të Korrikut 2023.
Përshkrimi i përgjegjësive të gazetarit :
- Prodhon lajme nga fusha e rinisë, arsimit, kulturës, aktivizmit, bashkësive të margjinalizuara dhe tema të tjera në përputhje me politikën editoriale të Radio MOF;
- Prodhon produkte mediatike – audio dhe video podkaste;
- Punon në tema multimediale, hulumton dhe ndjek ngjarje që janë me interes për të rinjtë dhe qytetarët, në përputhje me politikën editoriale të Radio MOF;
- Punon në rritjen e shikueshmërisë së mediumit në rrjetet sociale;
- Merr pjesë në organizimin e eventeve dhe aktiviteteve edukative (trajnime, mentorim, vizita) të Radio MOF-it, si dhe në ato në të cilat Radio MOF është partner dhe bashkëpuntor mediatik.
Profili, kualifikimi dhe aftësitë e kërkuara:
Ka mbushur 18 (tetëmbëdhjetë) vjeç;
- Të paktën të ketë të mbaruar shkollën e mesme, arsimi i lartë do të konsiderohet përparësi, veçanërisht në fushat e gazetarisë, komunikimit, medias;
- Përvoja e punës në media është e dëshirueshme dhe do të konsiderohet përparësi;
- Përvoja e punës me përmbajtje multimediale është dëshirueshme dhe do të konsiderohet përparësi;
- Njohja dhe zbatimi i standardeve profesionale dhe etike të profesionit të gazetarise dhe interes i madh për pasqyrimin dhe raportimin e temave rinore, arsimore dhe qytetare;
- Njohuri për web gazetarinë dhe funksionimin e rrjeteve sociale. Përparësi do të kenë kandidatet që kanë punuar në tregime multimediale dhe kanë përvojë dhe aftësi praktike në përdorimin e foto/video pajisjeve dhe softuerëve për përpunim multimedial;
- Aftësi të shkëlqyera komunikuese, me nivel të lartë të të folurit dhe të shkruarit të gjuhës maqedone, shqipe dhe angleze;
- Aftësi për të punuar në një ekip me më shumë anëtar;
- Përshmushje e punës me orar të plotë (40 orë në javë);
- Mundësi për të punuar në fundjavë;
- Mundësi udhëtimi brenda dhe jashtë vendit, për nevojat e Radio MOF dhe Forumit Rinor Arsimor.
Angazhimi i gazetarit është 40 orë në javë dhe për të njejtën është paraparë kompensim financiar me shumë prej 20 000 deri në 30 000 denarë neto, varësisht nga përvoja dhe arsimimi i kandidatit.
Kandidatët e interesuar duhet të aplikojnë jo më vonë se 25.07.2023 (e martë, ora 23:59 ) në info@mof.org.mk dhe teodora_stolevska@mof.org.mk, duke dërguar:
- Biografi (CV);
- Portofolio (të përpiluara nga vetë personi, audio dhe/apo video dhe infografikë )
- Kandidatët që do të përzgjidhen në listen e ngushtë do të ftohen në intervistë.