Tifozët e Maqedonisë së Veriut prej të hënës do të mund të blejnë bileta për të parë ndeshjen e ardhshme të Maqedonisë së Veriut në Shkup. Ndeshja do të luhet kundër Sllovenisë, transmeton Portalb.mk.
“Për këtë ndeshje të xhiros së 5-të në Ligën e Kombeve / grupin B, çmimi i biletës do të jetë 500 denarë. Biletat do të mund të blihen ekskluzivisht përmes platformës zyrtare të FFM-së për shitjen elektronike të biletave: eticket.ffm.mk”, raportoi Federata e Futbollit të Maqedonisë.
Ndeshja ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Sllovenisë do të luhet më 16 nëntor.
Paraprakisht, Maqedonia e Veriut më 13 nëntor do të luajë si mysafir në Skoci, ndërsa blerja e biletave mund të bëhet KËTU.