Tatjana Dimitrovska, kryetare e re e Antikorrupsionit, Kuvendi e miratoi përbërjen e re me 97 vota “për”

Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, deputetët e votuan përbërjen e re të Komisionit Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit i njohur si Antikorrupsioni. Për kryetar të Antikorrupsionit është emëruar, Tatjana Dimitrovska, njofton Portalb.mk.

Deputetët me 97 vota “për” i votuan Cveta Ristovska, Tatjana Dimitrovska, Sofija Spasovsa Medarska, Servet Demiri, Besnik Xhemaili, Biljana Karakashova Shulev dhe Zoran Bogoevski për anëtarë të rinj të Antikorrupsionit.

Kujtojmë se mandati i përbërjes aktuale të Komisionit Kundër Korrupsionit është deri më 7 shkurt 2024, ndërsa Komisioni i ri pritet të fillojë me punë më 8 shkurt 2024.

Në përbërjen e fundit të KShPK-së kryetare ishte Biljana Ivanovska, ndërsa anëtarë ishin Vladimir Georgiev, Sofka Pejovska Dojçinovska, Katica Nikolovska, Nuri Bajrami, Goran Tërpenoski dhe Semshi Sallai.

Në raportin e fundit të Komisionit Evropian për Maqedoninë e Veriut, si dhe në raportet e mëparshme, janë shprehur mendime pozitive për punën e komisionit, ndonëse në vitet e fundit, rastet e hapura nga KSHPK-ja shpeshherë janë bërë objekt i “përplasjeve” me gjyqësorin dhe institucionet shtetërore. Komisioni ka reaguar ndaj presioneve në punë dhe prokuroria në një moment ka ngrirë bashkëpunimin me institucionin.

Komisioni për Antikorrupsion RMVParlamenti - Kuvendi i Maqedonisë së Veriut