Stuhia “Argos” duhet të arrijë kulmin sot, prandaj është aktivizuar një alarm i kuq për motin në Athinën përfshirë disa pjesë të Greqisë Protothema, transmeton Euro News Albania.
Paralajmërimi i nivelit më të lartë vlen për Atikën, Thesalinë, pjesën lindore të Greqisë qendrore, Evian dhe pjesë të caktuara të Peloponezit. Në Detin Egje priten erëra të stuhishme , fuqia e të cilave mund të arrijë 10 Beaufort.
Një situatë veçanërisht e rrezikshme pritet në Athinë, ku sasia e shiut që korrespondon me reshjet mesatare të nëntorit për të gjithë muajin mund të bjerë midis orës 1 dhe 7 të pasdites.
Shërbimet zyrtare kanë dërguar paralajmërime përmes sistemit 112 për banorët e pesë distrikteve që nga mbrëmja e së shtunës , ndërsa masat emergjente, përfshirë ndalimin e punës në natyrë, janë futur në katër rajone .
Në Athinë filloi të binte shi gjatë mbrëmjes së kaluar dhe sasi të mëdha uji në disa rrugë çuan në ndërprerje të trafikut. Në periferinë bregdetare të Vulës, trafiku u pezullua përkohësisht.
Ndryshe nga jugu dhe perëndimi i vendit, edhe veriu i Greqisë përballet me borë. Kushtet dimërore prekën Florinën dhe rrethinat e Kosturit, ku u formua një mbulesë bore.