Në kuadër të javës së dhjetë në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut, Struga humbi si vendas kundër Akademia PB, ndërsa Rabotniçki mori një pik, transmeton Portalb.mk.
Në ndeshjen ndërmjet Strugës dhe Akademia PB u shënuan gjithsej gjashtë gola për rezultatin 2-4. Ndërkohë, Rabotniçki luajti pa gola me Makedonija GJ.P.
Neser do të luhet ndeshja Sileks – Pelister. Kjo ndeshje do të fillojë prej orës 13:30.
Ndeshja derbi ndërmjet Shkëndijës dhe Vardarit do të luhet të hënën duke filluar prej orës 13:30. Nëse njëra skuadër do të marrë 3 pikë, do të ngjitet në vendin e parë.