Sllovenia dërgoi helikopter në Maqedoninë e Veriut për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve

Sllovenia dërgon një helikopter në Maqedoninë e Veriut për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve, ndërsa vendimi është marrë në seancë të Qeverisë së Sllovenisë, transmeton Anadolu.

Qeveria sllovene po dërgon një helikopter me personelin shoqërues të Ushtrisë Sllovene në Maqedoninë e Veriut për të ndihmuar në luftimin e zjarreve në pyje. Nesër helikopteri do të dërgohet në Maqedoninë e Veriut për një periudhë shtatëditore, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Sllovenisë.

Siç shtohet, përveç helikopterit, në Maqedoninë e Veriut do të dërgohen edhe gjashtë pjesëtarë të ushtrisë sllovene dhe dy anëtarë të Administratës për Mbrojtje dhe Shpëtim.

Kjo është hera e tretë që Sllovenia iu përgjigj thirrjes së Maqedonisë së Veriut për ndihmë përmes mekanizmit të Bashkimit Evropian në fushën e mbrojtjes civile në muajin e fundit. Ekipet e Ushtrisë Sllovene dhe Administratës për Mbrojtje dhe Shpëtim, si dhe policia sllovene, kanë ndihmuar në Maqedoninë e Veriut në periudhën nga 16 deri më 20 korrik dhe nga 1 deri më 5 gusht, kur në ndihmë kanë dërguar gjithashtu edhe helikopter.

Për një kohë të gjatë, Maqedonia e Veriut është duke luftuar me zjarre të mëdha pyjore që shkaktojnë dëme të mëdha. Për shkak të zjarrit në mes të korrikut, Qeveria e Maqedonisë së Veriut shpalli gjendje krize për 30 ditë dhe kërkoi ndihmë përmes mekanizmit të BE-së në fushën e mbrojtjes civile.

Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) RMVSlloveniaZjarr