Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjësve Mediatikë të Maqedonisë (SPGM) me shqetësim konstaton se po shfaqet praktikë në të cilën Qeveria sistematikisht refuzon t’u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve dhe kufizon qasjen në informacione me interes publik, transmeton Portalb.mk.
Sindikata kutjon se e njëjta praktikë u përsërit edhe në ngjarjen e djeshme, ku PR-i i Qeverisë iu përgjigj në mënyrë selektive pyetjeve të gazetarëve.
“Obligim i Qeverisë është të komunikojë në mënyrë transparente me publikun. Heshtja nuk duhet të jetë politikë, ndërsa pyetjet e gazetarëve nuk duhet të mbeten pa përgjigje. Në këtë mënyrë, gazetarët nuk mund të verifikojnë informacionet që kërkojnë, ndërsa konferencat për media nuk duhet të shndërrohen në monologë pa hapësirë për pyetje”, thanë nga Sindikata.
Sindikata rikujton se shërbimi për marrëdhënie me publikun i Qeverisë ka obligim të qartë t’i përgjigjet çdo pyetjeje të gazetarëve, pa të drejtë të interpretojë nëse pyetja “meriton“ përgjigje apo jo.
“Vendimi se cilat pyetje janë relevante nuk është në kompetencë të shërbimeve qeveritare të komunikimit, kjo është në kompetencë të gazetarëve, mediave dhe publikut. Kjo praktikë nuk duhet të vazhdojë”, thontë Sindikata.
Gjithashtu, Sindikata kërkon që përfaqësuesit qeveritarë përgjegjës për komunikimin me mediat të komunikojnë me gazetarët me respekt dhe profesionalizëm.
Nga aty kërkojnë nga Qeveria që urgjentisht të vendosë komunikim të rregullt dhe të hapur me mediat, të mundësojë qasje në informacione me interes publik dhe të respektojë standardet e lirisë së medias të garantuara me Kushtetutë.
Kiujtojmë se Maqedonia e Veriut ra me 3 vende, nga 42 në 45, në Indeksin e Lirisë së Mediave të Reporterëve pa Kufij (RSF), dhe tani është në grupin e vendeve ku situata është “problematike”.