Pas koncertit të suksesshëm të verës së kaluar, Yll Limani u rikthye në stadiumin e ARM-së në Shkup me performancë “live”, në kuadër të turneut të tij ndërkombëtar, transmeton Portalb.mk.
Përveç hiteve që e kanë shoqëruar ndër vite, artisti interpretoi edhe këngët nga albumi i tij më i ri, “Thirrëm Sot Ose Nesër”.
Surpriza e mbrëmjes ishte performanca e këngës ‘Akoma të du’ nga Bertan Asllani.
Artisti e përkujtoi këngëtarin tani më të ndjerë Shpat Kasapin, ku këndoi edhe një këngë të tijën.
Për këtë koncert u shitën mbi 10 mijë bileta.
Më poshtë mund të ndiqni disa momente nga koncerti.