Dy shkencëtarë janë vlerësuar me çmimin Nobel 2023 në fiziologji ose mjekësi për kontributin e tyre në biologjinë e ARN-së që mundësoi zhvillimin e vaksinave mRNA që kanë ndryshuar rrjedhën e pandemisë Covid, transmeton Portalb.mk.
Katalin Karikó dhe Drew Weissman ndajnë çmimin prej 11 milionë korona suedeze (823,000 £) të shpallur të hënën nga Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave në Stokholm.
Komiteti Nobel dha çmimin për zbulimet e tyre në lidhje me modifikimet e bazës nukleozide që mundësuan zhvillimin e vaksinave efektive mRNA kundër Covid.