Rreth 50 shkolla në Maqedoninë e Veriut do të furnizohen me panele solare permes fondeve evropiane

Ministria për Arsim dhe Shkencë në Maqedoninë e Veriut ka nënshkruar marrëveshje me Bankën për Zhvillim të Këshillit të Evropës, përmes së cilës sigurohen mjete të pakthyeshme në vlerë prej 1.1 milion euro për instalimin e paneleve solare, transmeton Portalb.mk.

“Rreth 50 shkolla në Maqedoni do të kenë efikasitet energjetik përmes instalimit të sistemit solar fotovoltaik, për çka sot ministrja për arsim dhe shkencë, Vesna Janevska, dhe zëvendësguvernatori i Bankës për Zhvillim në Këshillin e Evropës, Tomas Boshek, kanë nënshkruar marrëveshje për grant të pakthyeshëm në vlerë prej 1.1 milion euro”, njoftoi Ministria.

Shkollat që shfrytëzojnë lëndë djegëse fosile, do ta zëvendësojnë këtë sistem me energji të rinovuese, ndërsa ministrja Janevska falënderoi Bankën për zhvillim për mbështetjen e vazhdueshme në përmirësimin e kushteve infrastrukturore në fushën e arsimit.

“Në këtë mënyrë, ata do të japin kontribut shtesë në mbrojtjen e mjedisit jetësor, ndërsa do të kursejnë edhe mjete që do të mund të dislokohen në përmirësimin e kushteve mësimore”, vlerësoi Ministria.

Bashkimi Evropian (BE)BE Fonde - ParaEfikasiteti energjetikEkologjiEnergjetikëEnergjia elektrike - rrymaKushtet në shkollaLigji për EnergjetikëMinistria e Arsimit dhe Shkencës (MASH)Ndotja e ajrit - ajër i ndoturVesna Janevska