RMV, Zajkova kërkoi të ndalohet “TikTok” dhe rrjetet tjera sociale që nxisin dhunë

Të ndalohet “TikTok” dhe rrjetet e tjera sociale që nxisin dhunën, sepse në vendin tonë kemi qenë dëshmitarë të viktimave nga përdorimi i këtyre rrjeteve. Këtë e kërkuar sot kryetarja e Partisë Liberal Demokratike (PLD) dhe deputete në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, Monika Zajkova, transmeton Portalb.mk.

“Ndalimi dhe kontrolli i shkarkimit të lojërave, përmbajtjeve dhe aplikacioneve që tregojnë dhe inkurajojnë në mënyrë të qartë dhunën. Gjithashtu, rishikimi dhe kontrolli i filmave që mund të nxisin dhunën, veçanërisht te të rinjtë, mund të përdoren në mënyrë manipuluese për qëllime propagandistike duke glorifikuar dhunën”, tha Zajkova e cila theksoi se kjo nuk nënkupton cenzurë të artit.

Zajkova sot në Kongresin e 16-të të Rinisë Liberal Demokratike, mes tjerash tha se në vend që të qëndrojmë të tronditur dhe në heshtje të pikëlluar dhe të komentojmë në rrjetet sociale, në kohë të reagojmë dhe veprojmë me masa dhe veprime konkrete parandaluese.

Deputetja duke iu referuar tragjedive të ndodhura në Serbinë fqinje, theksoi se Partia Liberal Demokratike ka një sërë propozimesh që do t’i paraqesë në Qeveri në lidhje me dhënien dhe mbajtjen e armëve të zjarrit.

Para pak javësh Maqedonia e Veriut u përball me një skandal të madh “TikToku” ku një mjek anesteziolog incizoi drejtpërdrejt gratë në sallën e gjinekologjisë në Spitalin e Tetovës. I njëjti është në paraburgim.

Ndërsa nëntorin e kaluar një vajzë në moshë të re pësoi djegie rryma pasi ishte ngjitur në një vagon për të bërë foto dhe i njëjti u shkëput dhe iu afrua rrjetit elektrik. Alarmi  para disa muajve u ngrit edhe për sfidën e TikTokut ku të rinjtë shtriheshin në rrugë dhe prisnin derisa t’ju afrohej automjeti i parë dhe më pas të ikin.

Monika ZajkovaPartia Liberal Demokrate (PLD)Rrjete socialeTikTok
Comments (4)
Add Comment