RMV, vazhdon epidemia e kollës së madhe, janë regjistruar 13 raste të reja

Në periudhën prej 6 deri më 12 shtator janë raportuar 13 raste të reja me kollë të madhe, njoftoi Instituti për Shëndet Publik (ISHP). Numri më i madh i rasteve është raportuar në Shkup, dhe nga 3 raste janë raportuar nga Prilepi dhe Kumanova dhe nga një nga Kratova dhe Kriva Pallanka, transmeton Portalb.mk.

Mosha e pacientëve varion nga 5 muaj deri në 56 vjeç, ndërsa numri më i madh i rasteve janë nga grupmosha deri në 4 vjeç.

“Sa i përket statusit të vaksinimit të të sëmurëve, 9 persona janë të pa vaksinuar, të pavaksinuar ose me status të panjohur vaksinimi dhe katër janë të vaksinuar sipas moshës. Nga rastet e reja, 6 janë shtruar në spital”, njofton ISHP.

Që nga shfaqja e rastit të parë, në Maqedoni janë regjistruar gjithsej 1087 raste të kollës së keqe, që paraqet një rritje disafish të numrit të të sëmurëve në krahasim me pesëvjeçarin e kaluar (2019-2023), kur janë regjistruar gjithsej 10 raste. Numri më i madh i të sëmurëve jetojnë në Shkup – 779, ndërsa në Kumanovë janë raportuar 105 të sëmurë. Në kuadër të epidemisë në Tetovë janë raportuar 64 të sëmurë.

EpidemiInstituti i Shëndetit Publik (ISHP)