RMV, vaksina HPV nuk ndikon në fertilitet, vajzat duhet të vaksinohen

Ka shumë dezinformata dhe stereotipe që prekin prindërit e vajzave që duhet të marrin vaksinën ndaj Human Papiloma (HPV). Një prej tyre është pretendimi se vaksina ndikon në aftësinë riprodhuese të grave, gjë që nuk është aspak e vërtetë. Kjo u theksua në konferencën e sotme për shtyp me temë “Vaksinimi kundër HPV”, ku morën pjesë Aleksandra Grozdanova, kryetar eKomisionit të Imunizimit, Goran Dimitrov nga Klinika për Gjinekologji dhe Obstetrikë, si dhe përfaqësuesja e UNICEF-it, Patricia DiGiovanni, raporton Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Mjekët theksuan se HPV si bazë është shkaktar i kancerit të qafës së mitrës dhe ne kemi një vaksinë që mund të parandalojë këtë sëmundje të rëndë.

“Dezinformatat për këtë temë po shkaktonin dëm dhe po i largonin prindërit që të vaksinonin fëmijët e tyre. Në fillim kishte skepticizëm sepse e lidhnin me aktivitetin seksual të fëmijëve. Sa më herët ta mbroni fëmijën tuaj, aq më mirë. Shumë gra që kanë kaluar një betejë me kancerin e qafës së mitrës janë të parat që marrin vajzat dhe mbesat e tyre për vaksinim”, tha Grozdanova.

Nga kjo vaksinë, vajzat në moshën 15 vjeçare marrin 3 doza dhe fëmijët më të vegjël marrin 2 doza. Efektiviteti i vaksinës fillon një vit pas marrjes së dozës së fundit. Pas kancerit të gjirit, kanceri i qafës së mitrës është kanceri i dytë më i zakonshëm në mbarë botën.

Prindërit të mos presin që një ditë fëmijët t’u thonë: “Pse nuk më keni vaksinuar kundër kësaj sëmundjeje, kur e dinit se kishte mbrojtje kundër saj?”, tha Grozdanova.

Në vendet e mëdha dhe të zhvilluara, fokusi është te parandalimi. Në konferencë u theksua se Australia është në rrugë të mbarë për t’u bërë së shpejti një vend pa HPV, pa asnjë rast të vetëm dhe këtë po e arrijnë pikërisht me vaksina.

“Në vendin tonë vaksinën mund ta marrin të gjitha vajzat deri në moshën 19 vjeç, për të takuar prindërit që konsiderojnë se 13 dhe 14 janë shumë të vogla për vaksinën, edhe pse as atëherë nuk ka asnjë pengesë. Djemve nuk u kërkohet të marrin vaksinën, edhe pse më shpesh janë bartës të HPV-së”, shtoi Grozdanova.

Studimet e reja tregojnë se gratë që pinë duhan dhe janë të infektuara me nivele të larta të human papillomavirusit HPV) rrisin rrezikun e kancerit të qafës së mitrës deri në 27 herë. Dimitrov, i cili është onko-gjinekolog, tha se shumica e kancereve shkaktohen nga HPV.

“33 përqind e aborteve ndodhin sepse sperma e mashkullit është e infektuar me HPV. Nga ana tjetër, në 15 vitet e fundit, ADN-ja e HPV-së është zbuluar në një numër në rritje të disa kancereve të kokës dhe qafës tek meshkujt. Ndryshe, 99.8 përqind e kancerit shkaktohet nga HPV. Po ndjekim një periudhë të shfaqjes së parakancerit, përkatësisht CIN, ndërsa duhen vite që të shfaqet kanceri invaziv”, tha Dimitrov.

Ai tha se pacienti më i ri në karrierën e tij me kancer të qafës së mitrës ishte një pacient 14-vjeçar i cili kishte diabet juvenil, i cili është një nga faktorët e rrezikut për përparimin e sëmundjes.

“Në këto kohë kufiri i moshës për parakancer është në rënie. Ishte 33 vjet, por ka një tendencë uljeje. Dy rastet e fundit që kam pasur me paciente femra nuk kanë bërë asnjëherë Pap test. Për këtë arsye ne po avokohemi që të bëhet testi për HPV”, shtoi Dimitrov.

Sipas të dhënave të fundit, në vitin 2022, 52.5 përqind e vajzave dhe grave janë vaksinuar kundër HPV. Ky mbulim është më i vogli nëse merren parasysh vaksinat e tjera. Megjithatë, mbulimi i vitit të kaluar është më i lartë se ai i vitit 2021, kur 35 përqind e vajzave ishin vaksinuar.

Dezinformim - Dezinformatë - Lajm i rrejshëmVaksinim