RMV, pesë zjarre aktive, një nën kontroll, 33 janë shuar

Në 24 orët e fundit në shtet janë aktive pesë zjarre, një është nën kontroll dhe 33 janë shuar, njofton Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK), transmeton Portalb.mk.

Zjarret janë aktive në Çashkë, Shtip dhe Lozovë. Dy nga zjarret aktive janë në komunën e Studeniçanit. Digjen pyje të përzier, bredh, bimësi e ulët, bar i thatë dhe pyll me kërcell të ulët.

Nën kontroll është vënë zjarri në Galiçicë, ku vërehej tym.

Për shkak të zjarreve në mes të korrikut, Qeveria e Maqedonisë së Veriut për herë të parë shpalli gjendje krize për 30 ditë, e cila u vazhduar përsëri më 13 gusht dhe kërkoi ndihmë përmes mekanizmit të BE-së në fushën e mbrojtjes civile.

Gjithashtu, është vënë ndalesë e plotë e lëvizjes në pyje dhe toka pyjore në territorin e menaxhuar nga NP “Pyjet Kombëtare”, i cili do të zgjasë deri në ditën e shfuqizimit të tij, në periudhën nga ora 06:00 deri në orën 20:00.

Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) RMVZjarr