RMV, pasojat e motit me shi: Shtëpi dhe bodrume të përmbytura, pemë të rrëzuara, automjete të shkatërruara

Pas stuhisë së djeshme që rreth orës 16:30 goditi Shkupin, Gostivarin dhe Tetovën, Qendra për Menaxhimin e Krizave (QМK) informoi se në numrin e vetëm të emergjencës 112 të QMК-së kanë arritur thirrje për ngjarje të ndodhura të përmbytjeve të shtëpive dhe bodrumeve, veturave dhe rruga  të përmbytura dhe pemë të rrëzuara, transmeton Portalb.mk.

“Në disa rrugë të qytetit është vënë re përmbytje e një numri të madh të hapësirave të bodrumit. Rrugë të përmbytur ka edhe në afërsi të 172, në afërsi të Reçicës së Madhe, nënkalimi pranë Auto Shkollës Uno-1, në të njëjtën kohë ka bllokuar një furgon nën nënkalim. Të gjitha hapësirat e bodrumeve të Spitalit klinik të Tetovës janë të përmbytura”, njofton QMK.

Pas kërkesës së komandantit të NjZ Tetovë, Avni Ameti, që të ndërpritet rryma në të gjithë qytetine Tetovës, shërbimi kujdestar i EVN-së është njoftuar se vetëm gjysma e Tetovës është pa rrymë dhe se nuk mund ta ndërpresin rrymën në të gjithë qytetin, por vetëm aty ku ka shtëpi apo bodrume të përmbytura, apo ku ka shkëndija nga shtyllat e dëmtuara nga stuhia.

“Ekipet nga NHK Tetovë dhe NJZ Tetovë janë duke punuar në terren duke pompuar ujin nga objektet e përmbytura me ndihmën e pompave”, njofton QMK.

Për shkak të stuhisë një pjesë e madhe e Tetovës si dhe vendbanimet përreth kanë mbetur pa energji elektrike.

“Të gjithë ata që raportojnë shtëpitë dhe bodrumet e përmbytura janë këshilluar nga ne që të fikin energjinë elektrike në shtëpinë e tyre për të shmangur një qark të shkurtër dhe pasoja të padëshiruara deri në nxjerrjen e ujit nga ndërtesat e përmbytura. Në zonat ku NJZ Tetovë dhe NHK Tetovë ndërhyjnë në pompimin e ujit, dhe ku ka probleme me rrymën (rënia e shtyllave, shkëndija etj.), në koordinim me EVN-në do të ndërpritet rryma gjatë pompimit të ujit nga objektet”, njofton Qendra e Menaxhimit të Krizave.

Në Tetovë, një ngjarje është regjistruar edhe nga një shtëpi e përmbytur në Tetovë, në të cilën duke zbritur shkallët në bodrum, pronari ka rrëshqitur në shkallë dhe ka pësuar lëndime të lehta në kokë dhe gjakderdhje.

Kryetari i Komunës së Jegunovcës, Dimitar Kostadinovski nga QMK-ja, është njoftuar se në fshatin Siriçin janë vërshuar rreth 10 shtëpi, bodrume dhe oborre.

“Ai ka kërkuar ndihmë nga NJZ Tetovë, por për shkak të problemeve që kanë ndodhur në qytet, NJZ Tetovë nuk është në gjendje të ndihmojë në komunën e Jegunovcit. Aktualisht NJZ Tetovë me 15 pompa dhe të gjitha forcat në dispozicion ndërhyn në qytet në faza dhe për shkak të numrit të madh të ngjarjeve të raportuara nuk mund të intervenojnë menjëherë në të gjitha vendet. Nga ana jonë, ankuesit këshillohen të bëjnë durim”, tha QMK.

Në një bisedë me shërbimin kujdestar të EVN-së, është marrë informacion se aktualisht është duke u kontrolluar rrjeti dhe nëse çdo gjë është në rregull do të kyçet rryma.

E në luginën e Shkupit dje pasdite numri i vetëm për thirrje emergjente E-112 kishte qindra raportime. Sipas QMK-së, pemët e rëna, degët e rrëzuara në linjat elektrik, rrëshqitjet e dheut në rrugë, pemët e rëna në çatitë e kopshteve, makinave dhe transformatorëve, automjete të ngecura në ujë, shtëpi dhe bodrume të përmbytura, rrethoja të rrëzuara, puseta të bllokuara, ndërprerje energji elektrike, bllokime trafiku për shkak të pemëve të rrëzuara….

“Për të gjitha informacionet e marra, Departamenti për Operacione dhe Koordinim i QMK-së njofton institucionet kompetente që dalin në terren dhe ndërhyjnë sipas prioritetit, sipas procedurave standarde të funksionimit të tyre. Një pjesë e dëmtimeve janë sanuar, e një pjesë do të riparohen nga institucionet kompetente gjatë natës”, ka bërë të ditur QMK në orët e vona të mbrëmjes.

Ndryshe, duke qenë se ndryshimet klimatike dhe kërcënimet nga reshjet e dendura të shiut edhe vërshimet tani më janë realitet, Portalb.mk në muajin maj u interesua nëse Tetova është e gatshme të përballet me to, si një rajon që disa herë e ka pësuar nga to. Komuna e Tetovës theksoi se janë të përkushtuar në këtë drejtim, por nuk dhanë ndonjë raport se çfarë bëjnë konkretisht. Njëkohësish, nga shoqëria civile thonë se duhet të kihet shumë kujdes në këtë drejtim.

GostivariPërmbytje - VërshimeQendra për Menaxhim me Kriza (QMK) RMVShkupiStuhiTetova