RMV, një muaj mundësi për gjysmëmaturantët për t’u regjistruar në gjimnazin për informatikë dhe matematikë

Ministria për Arsim dhe Shkencë deri më 31 maj do të mund të pranojë aplikime nga nxënësit e klasave të nënta në arsimin fillor në Maqedoninë e Veriut, nëse duhan të regjistrohen në Shkollës e Mesme Shtetërore “Gjimnazi Matematiko-Informatikë”, transmeton Portalb.mk.

Për t’u regjistruar në këtë gjimnaz, do të bëhet edhe provim pranues, por paraprakisht duhet të plotësohen kushtet e suksesit dhe sjelljes.

“Në Gjimnazin Matematiko-Informatike regjistrohen nxënës të rregullt të cilët kanë përfunduar arsimin fillor, kanë arritur sukses të përgjithshëm prej së paku 4,5 nga klasa e gjashtë deri në të nëntën në arsimin fillor dhe me notë 5 në lëndët mësimore matematikë nga klasa e gjashtë deri në të nëntën dhe fizikë nga klasa e tetë dhe e nëntë në arsimin fillor, dhe kanë dorëzuar vërtetim me numrin e pikëve të fituara nga provimi pranues”, sqaroi Ministria.

Provimi pranues në matematikë do të mbahet më 7 qershor, ndërsa në fizikë më 11 qershor.

Ndryshe, Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) më 27 mars shpalli konkursin për regjistrimin e nxënësve në shkollat ​​e mesme publike për vitin akademik 2024/2025. Regjistrimi i parë elektronik i nxënësve do të bëhet nga data 20 qershor deri më 25 qershor 2024, ndërsa regjistrimi i dytë elektronik i nxënësve do të bëhet në datat 1 dhe 2 korrik dhe dokumentacioni në letër duhet të dorëzohet në të njëjtat ditë.

Ndonëse regjistrimi elektronik u prezantua për herë të parë dy vite më parë, nxënësve u duhej të sillnin dokumentet në shkollë në formë letre. Kështu do të jetë edhe këtë vit.

Jeton ShaqiriMinistria e Arsimit dhe Shkencës (MASH)Nxënës të shkollave fillore - filloristëNxënës të shkollave të mesmeShkolla filloreShkolla të mesme