RMV, moti sot pjesërisht i vranët, në disa vende me reshje të rrëmbyeshme

Moti sot do të jetë pjesërisht i vranët dhe më i freskët në pjesët perëndimore dhe lindore me reshje të rrëmbyeshme lokale dhe bubullima të rralla. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, ndërsa në disa vende erë herë pas here e fortë nga drejtimi verior, njoftojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, transmeton Portalb.mk.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 10 deri në 17, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 24 deri në 31 gradë. Indeksi UV do të jetë 7.

Në Shkup do të mbajë mot pjesërisht i vranët me mot me diell. Do të fryjë erë mesatare veriore. Temperatura minimale do të zbresë deri në 16, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 30 gradë.

DPHM njoftoi se nga dita e premte do të ketë mot me diell me vranësira të ulëta deri në mesatare lokale. Temperatura ditore do të jetë në rritje, e nxehtë do të jetë veçanërisht të dielën dhe në ditët e para të javës së ardhshme.

Enti - Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike RMV (DPH)Moti