RMV, masa disiplinore ndaj policit për postimet në rrjetet sociale pro Hamasit

 

Departamenti për kontroll të brendshëm, hetime penale dhe standarde profesionale në MPB po vepron për rastin e policit A.S. dhe postimet e tij në rrjetin social Facebook në lidhje me sulmet e Hamasit ndaj Izraelit, njoftoi sot MPB, transmeton Portalb.mk.

Nga MPB kanë njoftuar se ndaj tij do të nisin procedim disiplinor, përkatësisht do të pasojnë sanksione përkatëse.

“Qëndrimi i MPB-së dhe i Qeverisë është i qartë dhe preciz. Ne dënojmë fuqishëm sulmet e grupit të Hamasit ndaj Izraelit dhe qëndrojmë në solidaritet me popullin izraelit. Apelojmë për zgjidhje përmes dialogut. Bota ka nevojë për paqe”, njoftoi Ministria e Brendshme.

Pred disa ditësh Izraeli është në luftë me Hamasin, në të cilën kanë mbetur të vrarë qindra njerëz.

IzraeliLuftëMinistria e Punëve të Brendshme (MPB)Palestina