RMV, kallëzim penal kundër Bojmacalievit për pengim të paligjshëm të punësimit gjatë kohës që ishte shef i kabinetit të Spasovskit

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka paraqitur kallëzim penal kundër ish-zëvendës ministrit shtesë në MPB në Qeverinë teknike, Mitko Bojmacaliev dhe M.S., për shkak të dyshimit se gjatë kohës që ishte shef i kabinetit të ish-ministrit Oliver Spasovski, në mënyrë të kundërligjshme ka penguar punësimin e një personi në Ministri, transmeton Portalb.mk.

“I padituri i parë M.B. – këshilltar i lartë policor për kontrollin, mbikëqyrjen dhe parandalimin e policisë, menaxhimin e standardeve dhe cilësisë në BSP, ndërsa në kohën e kryerjes së krimit në pozitën e këshilltarit shtetëror – shefit të kabinetit të Ministrit të Punëve të Brendshme dhe i dyti i raportuar M.S. – Udhëheqës i Departamentit për menaxhimin e burimeve njerëzore, aftësim dhe zhvillim profesional në Departamentin e çështjeve ligjore dhe Menaxhimit të burimeve njerëzore, duke mos respektuar dispozitat ligjore të Ligjit për Punë të Brendshme, të cilat i referohen krijimit të marrëdhënies së punës, dëmtuan, privuan ose  kufizuan një të drejtë që i takon punonjësit”, njoftojnë nga MPB.

Përkatësisht, M.B., me vetëdije dhe me qëllim të mos lidhjes së kontratës së punës në mes të MPB-së dhe S.T. nga Prilepi, më 27.10.2023, i ka lëshuar urdhër të pandehurit të dytë M.S. të tërheqë kontratën për punën e S.T., tashmë të hartuar, të nënshkruar nga Ministri i Punëve të Brendshme dhe të evidentuar në Ministrinë e Brendshme, ndërsa i padituri i dytë M.S. ka vepruar sipas urdhrit të dhënë nga i padituri i parë dhe ka tërhequr kontratën e punës tashmë të hartuar dhe të nënshkruar.

Në atë mënyrë, S.T. ia hoqën dhe ia kufizuan të drejtën e lidhjes së marrëdhënies së punës në MPB si kriminolog i diplomuar në Fakultetin e Sigurisë në Shkup dhe në procedurën e punësimit u përfshi si një nga studentët më të mirë të fakultetit me rekomandim të Dekanit të Fakultetit të Sigurisë, dhe e cila gjithashtu kaloi me sukses të gjitha fazat e procedurës së punësimit dhe plotësoi të gjitha kushtet e nevojshme për lidhjen e marrëdhënies së punës në Ministrinë e Brendshme.

Departamenti i Kontrollit të Brendshëm, Hetimeve Penale dhe Standardeve Profesionale kundër M.B. dhe M.S. do të paraqesë Propozim për fillimin e procedurës për shkelje të rendit dhe disiplinës së punës dhe do të shqiptojë masa të detyrueshme për largimin e tyre nga vendi i punës deri në përfundimin e procedurës disiplinore.

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB)Padi penalePolicia e Maqedonisë së Veriut