RMV, ka ndërruar jetë një lehonë në spitalin e Kumanovës

Në Spitalin e përgjithshëm të Kumanovës mbrëmë ka ndërruar jetë një lehonë 31-vjeçare, konfirmuan sot nga Ministria e Punëve të Brendshme, Spitali i Kumanovës dhe Prokuroria Publike, njofton Portalb.mk.

Nga SPB Kumanovë informojnë se në orën 21:35, drejtori i spitalit ka denoncuar se në Repartin për gjinekologi të spitalit ka ndërruar jetë një lehonë 31-vjeçare nga Kumanova. E sapolindura urgjentisht është dërguar në Klinikën e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës në Shkup.

Ekspertizë kanë kryer ekip i SPB Kumanovë dhe prokurori publik, me urdhër të së cilit trupi i të ndjerës është dhënë në autopsi.

Priten informata plotësuese gjatë ditës edhe nga institucionet kompetente.

Komuna e KumanovësShtatzënaSPB Kumanovë