Nëpunës policorë nga Sektori për punë kriminele nga Aerodromi dhe Draçeva mbrëmë kanë arrestuar pesë të mitur nga Shkupi, njofton Portalb.
Siç informojnë nga MPB-ja, tek ata janë gjetur dhe sekuestruar disa sende për të cilat ekziston dyshimi se burojnë nga vepër penale “vjedhje e rëndë”, ndërsa tek ata është gjetur dhe sekusestruar një thikë.
Pas zbardhjes së plotë dhe dokumentimit të rastit do të parashtrohet kallëzim përkatës.