RMV, gjithsej 1.712 thirrje në numrin e urgjencës, më së shumti në polici

Gjatë 24 orëve të fundit në numrin e vetëm të urgjencës 112 janë regjistruar gjithsej 1.712 thirrje. Prej tyre, siç njofton Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK), thirrje “reale” kanë qenë 935 ose 54,61 përqind, ndërsa 777 ose 45,39 përqind kanë qenë për nevoja të tjera jo urgjente të qytetarëve, transmeton Portalb.mk.

Në polici janë bërë 180 thirrje, pra 60,81 përqind e totalit të thirrjeve, 94 ose 31,76 përqind në shërbimin e urgjencës mjekësore, 18 thirrje ose 6,08 përqind në zjarrfikës dhe katër thirrje ose 1,35 përqind në QMK. Të gjitha këto thirrje urgjente iu nënshtruan pranimit dhe përpunimit në QMK, si dhe koordinimit të drejtpërdrejtë për zgjidhjen e tyre me institucionet dhe shërbimet në Sistemin e Menaxhimit të Krizave (SMK).

“Gjatë ditës së djeshme në QRMK Tetovë është raportuar për zbulimin e dy municioneve të pashpërthyera (UXO), përballë fshatit Gjermë, në pjesën pyjore të Malit Sharr. Për këtë QRMK Tetovë ka njoftuar SP Tetovë dhe DMSH-njësia rajonale Tetovë. Vendi i UXO-s së gjetur është siguruar nga policia deri në asgjësimin e duhur”, thuhet në njoftim.

Sipas informacioneve të marra nga MAKTEK Sh.pk – Shkup, për nevojat e kompanisë BEHTEL dhe ENKA, sot nga ora 12:00 deri në ora 17:00 do të bëhet spërkatje në lokalitetin Sladun (komuna Prilep).

QMK-ja informon se sot nga ora 10:00 deri në ora 15:00 do të bëhet spërkatje në guroren Govrlevë – pronë e Kombinatit të Çimentos – USJE (komuna Sopishtë).