RMV, edhe këtë javë vazhdon pagesa e mbështetjes financiare e papaguar për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme

Ministria e Arsimit dhe Shkencës informon se kompensimi në të holla në bazë të masës kundër krizës për mbështetjen e familjeve të nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme vazhdojnë të paguhen në faza edhe gjatë kësaj jave të punës, transmeton Portalb.mk.

“Mjetet nuk janë paguar nga udhëheqësia e mëparshme. Edhe pse ishte premtuar mbështetja, pagesa u realizua vetëm për një ose dy muaj dhe atë për një numër të vogël aplikantësh. Kjo është një konfirmim për neglizhencën e qytetarëve nga Qeveria e kaluar”, thonë nga MASh.

Shuma mujore është duke u paguar, ndërsa Ministria thotë se presin që procesi të përfundojë plotësisht brenda muajit të ardhshëm.

“Kërkojmë nga qytetarët që të kenë durim, sepse të gjithë ata që i plotësojnë kushtet do t’i marrin mjetet e parashikuara. Javën e kaluar janë kryer pagesat e mbështetjes financiare për muajt shkurt dhe mars për rreth 13 mijë nxënës”, thuhet në njoftim

Masa parashihte që prindërit e nxënësve të arsimit fillor dhe të mesëm, të cilët kanë të ardhura të ulëta, do të marrin 1200 denarë dhe 1800 denarë çdo muaj për një periudhë gjashtëmujore.

Ndryshe, MASH bën të ditur se të rinjtë do të jenë në fokus të politikave të Qeverisë së re, me rritje të cilësisë së arsimit dhe “mundësi për të realizuar potencialin personal brenda kufijve të vendit të tyre”.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH)Nxënës të shkollave fillore - filloristëNxënës të shkollave të mesme