RMV, Bozhinovska paralajmëroi revizion të të gjitha institucioneve shtetërore në fushën e energjetikës

Në takimin e sotëm të ministres së Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska dhe kryerevizorit shtetëror Maksim Aceski, u dakordua që të dorëzohen të gjitha raportet e revizionit që janë kryer në pjesën e institucioneve nën juridiksionin e Ministrisë së Energjetikës, si dhe të nisë procesi i revizionit të rregullt të vazhdueshëm i të gjitha institucioneve, transmeton Portalb.mk.

“Qëndrimi ndaj raporteve të revizionit, të cilat me vite kanë vërejtur dhe informuar për krimin në institucionet si EMV, MEPSO, REK Manastir, është joserioz. Kjo tashmë do të ndalet si praktikë, kushdo që ka kryer një krim apo do të tentojë të kryejë një krim në fushën e energjetikës do të duhet të përgjigjet. Nuk do të kem asnjë tolerancë ndaj askujt që ka shkelur ligjin”, tha Bozhinovska.

Ministria gjatë ditës së djeshme i ka dërguar edhe një shkresë Byrosë së Metrologjisë, Inspektoratit Shtetëror të Inspektimit Teknik, Agjencisë së Rezervave të Detyrueshme të Naftës, Shërbimit Gjeologjik, Sh.A. MEPSO, EMV, Operatorit Kombëtar të Tregut të Energjisë Elektrike, SHA NOMA GAS, NP Strezhevo”, Agjencia për Energjetikë për dorëzimin e raportit për aktivitetet e realizuara në katër vitet e fundit, si dhe raportim për gjendjen financiare të institucioneve.

Kujtojmë se për revizion në Ministrinë e Ekonomisë që nga viti 2015 e këndej për të parë se si ka punuar pushteti paraprak, ka paralajmëruar edhe ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi.

Enti Shtetëror për Revizion RMV (ESHR)Minierave dhe Burimeve Minerale (MEMBM)Ministria e EnergjisëSanja Bozhinovska