Revista polake për Shqipërinë: Zbuloni thesarin e Europës

Një tjetër revistë shkruan për Shqipërinë turistike për vitin 2024, si një destinacion për të mos u humbur, raporton Klan. Bëhuni gati për të zbuluar Shqipërinë, thesarin e fshehur të Evropës. Shqipëria, me historinë e saj të pasur, peizazhet që të lënë pa frymë dhe njerëzit e ngrohtë, premton pushime plot emocione dhe zbulime, shkruan në një artikull revista polake e udhëtimeve “Tanie Loty”.

Një nga avantazhet më të mëdha të Shqipërisë janë plazhet e saj të bukura. Nga brigjet e bukur të Ksamilit deri tek gjiret piktoreske të Dhërmiut, Riviera Shqiptare ofron ujëra bruz të kristalta dhe bukurinë natyrore. Resortet “All Inclusive” pranë këtyre plazheve ofrojnë komoditet dhe akses të drejtpërdrejtë në atraksionet e detit.

Peizazhi i Shqipërisë është i mbushur me gjurmë të një historie të pasur. Rrënojat në Butrint dhe Berat janë “dritare në kohë” përmes të cilave mund të zhyteni në historinë shekullore të vendit.

Një tjetër pikë e fortë e turizmit në Shqipëri është kuzhina, të cilën revista polake e cilësonë si një parajsë për gustatorët. Ndikimet mesdhetare, ballkanike dhe italiane krijojnë një kombinim unik shijesh. Ju mund të shijoni specialitetet lokale si byreku ose fasulet.

Shqipëria ofron shumë më tepër se plazhet. Malet, liqenet dhe lumenjtë ofrojnë një sfond të përsosur për adhuruesit e natyrës dhe rekreacionit aktiv. Parku Kombëtar i Thethit dhe Liqeni i Ohrit janë vetëm disa shembuj të pasurisë natyrore në Shqipëri.

Ngrohtësia e shqiptarëve është e njohur. Kultura e tyre është një pjesë integrale e përvojës së udhëtimit. Hotelet shpesh organizojnë mbrëmje festive, duke i përfshirë vizitorët në botën e traditave vendase.

Një tjetër pikë e fortë që rendit revista polake, është edhe akomodimi i klasit botërorë. Shqipëria ofron hotele nga më cilësoret. Dhoma të rehatshme, shërbime të shkëlqyera, pishina dhe atraksione të shumta, që do ta bënin qëndrimin tuaj jashtëzakonisht relaksues. Mos e humbisni mundësinë tuaj për një pushim të paharrueshëm në Shqipëri!

Turistët polak përbëjnë pjesën kryesore të turizmit të organizuar në vendin tonë, gjatë vitit 2023 e kanë vizituar Shqipërinë rreth 250 mijë polakë, duke pësuar një rritje me 35% në krahasim me vitin 2022.

Pas një viti historik me mbi 10/1 milionë turistë, Shqipëria e ka nisur mbarë 2024 pasi në shumë revista prestigjoze e kanë përfshirë në destinacionet kryesore të këtij viti, si CNN, Le Figaro, Elle, The mirror, Daily Mail etj.

Agjenci turistikeSezoni turistik - Turist(e)