QMK: Për një ditë ka pasur 45 zjarre, tani 10 janë ende aktivë

Gjatë ditës së djeshme në ambiente ​​të hapura ka pasur gjithsej 45 zjarre, prej të cilave 10 janë aktualisht aktive, 3 janë nën kontroll dhe 32 janë shuar, njofton Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK), transmeton Portalb.mk.

“Zjarret janë aktive në afërsi të Jasen-Belicës (pyll me pisha), fshatit Negrevë (pyll i përzier), fshatit Pateec (pyll me pisha dhe ahu), pastaj fshati Çellopek dhe fshati Bigor Dolenci (pyll i përzier), fshati Zajas (pyll i përzier), si dhe në Galiçicë, ku shtrihet në drejtim të majës Magaro drejt Stenjës, nga ana e Ohrit, (bimësia me kërcell të ulët). Zjarr ka edhe në fshatin Greshnicë, fshati Sllatinë (pyll i përzier), në fshatin Latovë – Makedonski Brod (bimësi me kërcell të ulët), si dhe në fshatin Brigjet e kuqe”, njofton QMK.

Janë vënë nën kontroll zjarret në malin Ilinska, pastaj zjarri në fshatin Oreshë, si dhe ai në deponinë në Dellçevë. Janë shuar 32 zjarre.

Ndryshe, Maqedonia e Veriut prej një kohe të gjatë është duke luftuar me zjarre të mëdha pyjore që shkaktojnë dëme të mëdha. Për shkak të zjarrit në mes të korrikut, Qeveria e Maqedonisë së Veriut shpalli gjendje krize për 30 ditë dhe kërkoi ndihmë përmes mekanizmit të BE-së në fushën e mbrojtjes civile.

Gjithashtu, është vënë ndalesë e plotë e lëvizjes në pyje dhe toka pyjore në territorin e menaxhuar nga NP “Pyjet Kombëtare”, i cili do të zgjasë deri në ditën e shfuqizimit të tij, në periudhën nga ora 06:00 deri në orën 20:00. 

Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) RMVZjarrZjarrfikës