Nga 32 zjarre në ambiente të jashtme, 27 janë shuar, një është vënë nën kontroll dhe katër janë aktive, njofton Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK). Nga aty thonë se zjarret janë në Komunën e Çashkës në malin Mukos afër fshatrave Stepanc, Omoranë dhe Oraov i Poshtëm, në Komunën e Prilepit te fshatrat Peshtani, Kokre dhe Kalen, në Komunën e Shtipit afër fshatrave Haxhi Hamzalit, Edekrelc dhe Toplik, në afërsi të poligonit Krivolak dhe në komunën Çuçer Sandevë, afër fshatit Tanushë, transmeton Portalb.mk.
Zjarri në fshatin e Demirhisar, Vardinos është vënë nën kontroll.
Në rajonin e Shkupit janë shuar disa zjarre, si në komunën e Sopishtës afër fshatit Jabolci, në komunën e Gjorçe Petrovit afër fshatit Kuçkovë, në komunën e Butelit afër rrugës së Kaçanikut dhe në afërsi të fshatit Luboten në dy vende, si dhe në Komunën e Gazi Babës pranë fshatit Jurumleri.
Janë shuar edhe zjarret në komunat e Kumanovës Likovë, Nagoriçani i Vjetër, Gostivar, Vrapçisht, Prilep, Dollnen, Manastir, Koçan, Kërçovë, Strugë, Shtip, Tearcë, Bogovinë dhe Kriva Pallankë.
Për shkak të zjarreve në mes të korrikut, Qeveria e Maqedonisë së Veriut për herë të parë shpalli gjendje krize për 30 ditë, e cila u vazhduar përsëri më 13 gusht dhe kërkoi ndihmë përmes mekanizmit të BE-së në fushën e mbrojtjes civile.
Gjithashtu, është vënë ndalesë e plotë e lëvizjes në pyje dhe toka pyjore në territorin e menaxhuar nga NP “Pyjet Kombëtare”, i cili do të zgjasë deri në ditën e shfuqizimit të tij, në periudhën nga ora 06:00 deri në orën 20:00.