QMK: Dje në Vodno humbi një person, u gjet pas rreth një orë

Një person ka humbur dje në Vodno, i cili është gjetur për rreth një orë, njoftoi sot Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK), transmeton Portalb.mk.

Nga aty thonë se dje në ora 15:23 në numrin e vetëm të emergjencës 112 është pranuar raportim se një person ka humbur në parkun pyjor Vodno dhe menjëherë janë njoftuar institucionet kompetente për veprime të mëtutjeshme.

“Pas ndërhyrjes së strukturave kompetente, personi është gjetur për rreth një orë”, njofton QMK.

Sipas informacioneve të QMK-së, dje në orën 16:34 në Stacionin e Policisë “Karposh” kanë marrë denoncimin se një person i humbur është gjetur i cili po shkonte për në qytet.

Ndryshe, QMK thotë se numri 112 gjatë 24 orëve të kaluara ka pranuar gjithsej 1513 thirrje, prej të cilave 63,52 përqind kanë qenë thirrje reale, ndërsa 36,48 përqind kanë qenë të destinuara për nevoja tjera të qytetarëve, të cilat nuk bien në kategorinë e emergjencave.

Nga thirrjet aktuale, siç informojnë nga QMK, 64,66 përqind e thirrjeve janë drejtuar në polici, 29,72 përqind në shërbimin emergjent mjekësor dhe 3,21 përqind te zjarrfikësit.

Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) RMVVodno