Pas hedhjes së gurëve në drejtim të godinës së Ministrisë së Arsimit dhe thirrjeve “Ju erdhi fundi”, grupe të rinjsh dhe protestuesish kanë nisur marshimin e tyre, transmeton Euronews.
Mësohet se protestuesit kanë nisur marshimin në këmbë drejt godinës së Kryeministrisë. Ata shihen me flamuj dhe çadra në duar. As reshjet e shiut nuk kanë ndaluar protestuesit të cilët u mblodhën në orën 14:00 në protestë para Ministrisë së Arsimit.
Ende nuk dihet sesi do të vijë plani i protestuesve, nëse do të vijojnë protestën para Kryeministrisë apo do të marshojnë sërish para Ministrisë së Arsimit.