Kanë shpërthyer protesta në disa vende pasi forcat izraelite kanë ndaluar flotën humanitare Global Sumud, e cila kishte për qëllim të dërgonte ndihma në Gaza, ku në disa pjesë është shpallur zi buke, raporton Sky News.
Ushtria izraelite bllokoi 20 anije që transportonin aktivistë dhe furnizime humanitare gjatë natës, përfshirë anijen e aktivistes suedeze të klimës Greta Thunberg. Megjithatë, sipas faqes së internetit Flotilla Tracker, flotilja humanitare është ende duke u drejtuar drejt Gazës.
Në fillim të udhëtimit, Flotilja Global Sumud mbante rreth 500 aktivistë nga vende të ndryshme.
Demonstrata në solidaritet me flotiljen u mbajtën në Itali, Spanjë, Kolumbi, Argjentinë dhe vende të tjera.