Protesta e djeshme në Tiranë, policia vendosi 36 gjoba për bllokimin e rrugës

36 masa administrative janë vendosur ndaj disa protestuesve, të cilët gjatë zhvillimit të protestës së djeshme kanë bllokuar rrugën, duke penguar qarkullimin e mjeteve të transportit, transmeton Euronews.

Në zbatim të Aktit Normativ nr. 5, datë 28.10.2026, sipas pikës 2 të nenit 24/1, janë plotësuar 36 procesverbale për konstatimin e kundërvajtjeve administrative.

Sipas njoftimit të Policisë, pavarësisht thirrjeve të përsëritura të punonjësve të Policisë, nëpërmjet megafonit, për lirimin e rrugës, protestuesit nuk u janë bindur këtyre thirrjeve. Për secilin është vendosur masa e gjobës në vlerën 5 000 lekë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

ProtestaShqipëria