Prokuroria e RMV-së dha detaje për shkupjanin e arrestuar për sulm seksual

Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka iniciuar procedurë kundër një 58-vjeçari nga Shkupi i cili dyshohet se ka kryer akte të tjera seksuale ndaj një të mituri të lindur në vitin 2008, me çka ka kryer vepër penale nga neni 186 paragrafi 7 lidhur me paragrafin 2 dhe paragrafi 1 i Kodit Penal, transmeton Portalb.mk.

“Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, i dyshuari ka takuar të miturin,  me të cilin ishin njohur më herët, në një park të një lagje dhe e ka ftuar të bisedojnë, pas çka ka filluar ta prekë. I mituri ka arritur të arratiset dhe e ka denoncuar në polici. Për sigurimin e të dyshuarit dhe mbarëvajtjen e procedurës penale, prokurori publik kompetent ka paraqitur propozim për caktimin e masave të kujdesit: ndalim të largimit nga vendbanimi/vendqëndrimi, detyrim për paraqitje në organin kompetent shtetëror, konfiskim të dokumentit të udhëtimit dhe dokumente të tjera për kalimin e kufirit shtetëror dhe ndalim për vendosjen e kontaktit me të dëmtuarin”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Gjyqtari i procedurës paraprake pasditen e sotme ka pranuar masat e propozuara.

I dyshuari për kryerjen e këtij akti është i njohur për opinionin. Pas publikimit në media se, i dyshuari është babai i zëdhënësit të koalicionit VLEN, Fari Hiseni, ky i njëjti ka dal me një reagim në profilin e tij në Facebook. Hiseni ka thënë se distancohet nga veprimet të cilat dyshohet se i ka kryer prindi i tij dhe shtoi se, deri në zbardhjen e plotë të rastit, do të ngrij aktivitetet e tij politike.

“Si njerëz, ne jemi përgjegjës vetëm për veprimet tona dhe për vlerat që mbrojmë, por kjo nuk e ndryshon vendosmërinë time për të vepruar. Prandaj, për të mos krijuar asnjë keqkuptim apo përshtypje të gabuar, kam vendosur të ngrij përkohësisht aktivitetet e mia politike. Nuk dua që nga pozicioni që kam të perceptohet se mund të ndikoj në ndonjë mënyrë në institucionet që hetojnë këtë çështje të ndijshme”, ka shkruar Hiseni.

Abuzim seksual - PërdhunimNgacmim seksualProkuroria Themelore Publike (PTHP) RMV