Presidentja sllovene: Duhet të keni mençuri politike dhe të ndryshoni Kushtetutën

Presidentja e Sllovenisë, Natasha Pirc-Musar, në konferencën e përbashkët për media me nikoqirin e saj, presidentin e Maqedonisë, Stevo Pendarovski, tha se është e nevojshme të kemi mençuri politike dhe të ndryshohet Kushtetuta. Ajo theksoi se për të është e qartë se kjo nuk është e lehtë, sepse diçka e ngjashme ka ndodhur edhe në Slloveni,transmeton Portalb.mk..

“Më besoni se si një person që di përmasat e afrimit të legjislacionit të Evropës, e di që nuk është e lehtë. Shumë herë është e vështirë. Më lejoni të theksoj, Sllovenia e kaloi atë proces. Nuk ishte e lehtë as për ne. Më lejoni të theksoj se edhe Sllovenia duhej të ndryshonte kushtetutën e saj dhe në atë kohë në atdheun tim njerëzit dëgjuan se nuk ishte mirë për popullin slloven, se populli dhe gjuha sllovene do të humbiste”, tha Pirc-Musar, duke sqaruar se bëhej fjal për ndryshime kushtetuese që u lejon të huajve të blejnë dhe të kenë prona në Slloveni.

Ajo theksoi se edhe ajo ka kaluar me argumente të ashpra, por mbizotëron vetëdija se politika sllovene duhet të jetë unike për të ecur përpara.

“Kishte bisedime dhe debate të nxehta politike, por ne ia dolëm mbanë. Pse? – sepse politika sllovene ishte e vetëdijshme se duhet të ishte unike në projektet evropiane. Shpresoj që politikanët të kuptojnë se sa e rëndësishme është veçantia dhe mendimi se duhet bërë 5-6 hapa përpara, për të kuptuar se çfarë është e mirë për Maqedoninë dhe popullin maqedonas. Uroj sinqerisht që të keni mençuri të mjaftueshme politike dhe të ndryshoni Kushtetutën”, shtoi Musar.

Ajo ka sqaruar se me Maqedoninë e lidhin ndjenja të mira.

“Kam ndjenja të veçanta me Maqedoninë. Kam punuar këtu më shumë se gjashtë muaj para 10 viteve, kur Maqedonia, me miratimin e legjislacionit kombëtar, po i afrohej legjislacionit të BE-së”, theksoi presidenti i Sllovenisë.

Presidenti Pendarovski tha se ka marrë garanci nga kolegia slloven se mbështetja nga Sllovenia do të vazhdojë.

“Me Slloveninë na lidh e kaluara e përbashkët si pjesë e shtetit të mëparshëm, sot jemi aleatë në Aleancën e NATO-s dhe kam besim se kemi një të ardhme të përbashkët si pjesë e Bashkimit Evropian. Republika e Sllovenisë ka qenë prej vitesh partneri ynë i rëndësishëm në zbatimin e reformave evropiane. Kam marrë garanci nga presidentja sllovene se kjo mbështetje do të vazhdojë dhe se me mbështetje eksperte dhe politike, Sllovenia do të mbetet promotore e integrimeve evropiane të Maqedonisë”, theksoi presidenti Pendarovski

Në fokus të dy presidentëve ishin marrëdhëniet e përgjithshme dypalëshe ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Sllovenisë dhe mundësitë për avancimin e tyre, perspektiva evropiane e vendit tonë, si dhe situata në rajon më gjerë, në kuadër të luftës në Ukrainë.

Presidentja Pirc Musar është pritur me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake në një ceremoni zyrtare në kabinetin e Presidentit.

Në kuadër të vizitës zyrtare, presidentja sllovene Natasha Pirc Musar do të takohet me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi, me kryetarin e Qeverisë, Dimitar Kovaçevski dhe do të mbajë fjalim në seancën formale në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

SlloveniaStevo Pendarovski
Comments (2)
Add Comment