Presidentja Siljanovska Davkova mori vendim për angazhimin e ARM-së në përballjen me situatën e krizës nga zjarret

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, në pajtim me Ligjin për menaxhim me kriza, ka marrë vendim për pjesëmarrjen e një pjese të Armatës në luftimin e zjarreve, pas vendimit të Qeverisë të datës 13 gusht 2024, për ekzistimin e gjendjes së krizës për shkak të rritjes së shfaqjes së zjarreve në territorin e shtetit, transmeton Portalb.mk.

“Mënyra dhe intensiteti se si pjesëtarët e Ushtrisë do të ndihmojnë institucionet e tjera në shuarjen e zjarreve do të përcaktohet nga Shtabi i Përgjithshëm i Armatës në përputhje me kërkesat e Qendrës së Menaxhimit të Krizave dhe situatës në terren”, thonë nga Presidenca.

Ndryshe, Qendra për Menaxhim me Kriza njoftoi se dje, më datë 14 gusht, kishte 49 vatra zjarri, prej të cilave 12 janë aktivë, 7 janë nën kontroll dhe 30 janë shuar. Për disa prej të cilëve janë nën kontroll ekipet e Ndërmarrjeve Publike të Pyjeve Nacionale do të kontrollojnë zonat.

Maqedonia e Veriut prej një kohe të gjatë është duke luftuar me zjarre të mëdha pyjore që shkaktojnë dëme të mëdha. Për shkak të zjarrit në mes të korrikut, Qeveria e Maqedonisë së Veriut për herë të parë shpalli gjendje krize për 30 ditë, e cila u vazhduar përsëri më 13 gusht dhe kërkoi ndihmë përmes mekanizmit të BE-së në fushën e mbrojtjes civile.

Gjithashtu, është vënë ndalesë e plotë e lëvizjes në pyje dhe toka pyjore në territorin e menaxhuar nga NP “Pyjet Kombëtare”, i cili do të zgjasë deri në ditën e shfuqizimit të tij, në periudhën nga ora 06:00 deri në orën 20:00. 

Armata e Maqedonisë së Veriut (ARM)Gordana Siljanovska DavkovaQendra për Menaxhim me Kriza (QMK) RMVQeveria e Maqedonisë së VeriutZjarr