Policia me apel: Nesër do të fillojë “Safe City”, të respektohen rregullat e komunikacionit

Projekti “Qyteti i Sigurt” nesër do të fillojë zbatimin e plotë në tre qytetet e Maqedonisë së Veriut, duke përfshirë edhe korridorin 8 dhe 10. Policia theksoi që kamerat janë vendosur në vendet ku ka pasur më shumë aksidente, transmeton Portalb.mk.

“Nesër do të fillojë funksionimi i sistemit “Qyteti i Sigurt:. Sistemi do të fillojë në territorin e Shkupit, Kumanovës dhe Tetovës, si dhe në korridorin 8 dhe 10, ashtu që përmes kamerave do të dënohen qytetarët për kundërvajtje”, raportoi Policia.

Në këtë projekt, fillimisht janë përfshirë: parkimi i parregullt, tejkalimi i shpejtësisë, kalimi në të kuqe dhe ngasja e veturave pa regjistrim.

Policia vlerësoi që përmes këtij investimi, do të shpëtohen jetët e njerëzve, do të rregullohet komunikacioni, ndërsa qytetarët që nuk i respektojnë rregullat, do të dënohen.

Sistemi ‘Qyteti i Sigurt’ do të fillojë të zbatohet nga 1 shkurti. Në fazën e parë ‘Qyteti i Sigurt’ funksionon vetëm në Shkup, Tetovë, Kumanovë dhe në Korridoret 8 dhe 10. Gjatë vitit 2026 parashihet që sistemi të fillojë të funksionojë në gjithë territorin e shtetit. Megjithatë nuk ka ende datë konkrete se kur do fillojë në qytetet tjera.

Sistemi ‘Qyteti i Sigurt’ hyn në fuqi pasi deputetët më 23 janar votuan për ndryshimet në Ligjin për Kundërvajtje.

Sipas pushtetit ky sistem do të rrisë sigurinë në trafik, ndërsa sipas opozitës ka kritika të ndryshme për mangësi të sistemit.

Në Gjykatën Kushtetuese tashmë janë dërguar nisma për vlerësimin e kushtetutshmërisë së këtij projekti.

Aksident trafiku rrugor (veturë motor biçikletë bus)KomunikacioniMinistria e Punëve të Brendshme (MPB)Policia e Maqedonisë së VeriutVetura - Automjet - Automobil