Policia e Kosovës ka kapur arsenal të armëve në veri në pronat e të kërkuarve për sulmin në Banjskë

Policia e Kosovës ka konfiskuar sasi të konsiderueshme armësh gjatë operacionit të sotëm në veri, në të cilin ka kontrolluar dy lokacione, njëri në pronësi të Marjan Radojeviqit e tjetri të Zarko Cvetkoviqit, raporton Koha.net.

Radojeviq e Cvetkoviq janë në listën e të kërkuarve për sulmin në Banjskë më 24 shtator, në të cilin mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.

Sipas njoftimit të Policisë, njëri lokacion nga ku u konfiskuan armët ishte afër vendit të njohur si “Tre Rokaqiejt” i lidhur me Radojeviqin, ndërsa tjetri në rrugën “Qeta e Minatorëve” i lidhur me Cvetkoviqin.

Armët e konfiskuara:

Lokacioni 1:

  • 3 Arme te gjata AK-47
  • 4 Karikatore me 60 fisheke
  • 1 keher me 11 Fishek
  • 1 kellef revole
  • 1 cante ushtrake

Lokacioni 2:

  • 1 rrip brezi me 25 fishek per arme gjuetie.
  • 23 fishek per arme gjuetie
  • Pistolete TT me 1 karikatore me 8 fishek
  • 3 karikator me nga 8 fishek
  • 2 karikator ne fotrolle
  • 28 fishek per arme te gjate
  • 10 kreher me fishek te armës se gjate (99 fishek)
  • 1 kuti me fishek 7×62
  • 4 pastruese te armës
  • Kuti me lende te dyshimte

Lokacioni 3:

  • Arme e gjate me bajonete
  • 1 pistolete me 2 karikatore me nga 8 fishek 7×62 dhe 1 fotroll.
  • Cante e zeze me pajisje per pastrim te armës
  • 2 kutia me nga 50 fishek 7×62
  • 3 karikatore me fotrolla me nga 8 fishek
  • Arme e gjate gjuetie me cante.

Lokacioni 4:

  • Iriq metalik
  • Jelek i brendshëm Antiplumb
  • 30 cope mjet i dyshuari Eksploziv TM 100
  • 1 Uniforme
  • Cante e zeze me pajisje te ndihmës se pare
  • Adapter per Radiolidhje
ArmëPolicia e KosovësVeriu i KosovësXhelal Sveçla