Platforma “Për ty” sonte sjell kitaristët më të mirë kroat në mesin e të cilëve dhe Petrit Çekun

Platforma ‘’Për ty..’’ është diçka e re që do të merret me pasurimin e jetës kulturore në Shkup. Ajo ekziston në tri gjuhë ndërsa mbështetet nga sposorë të ndryshëm jashtainstitucinalë. Sonte vjen kuarteti i njohur i kitaristëve në mesin e të cilëve dhe Petrit Çekun, njofton Portalb.mk.

Sonte, pra më 28 maj, në sallën e filarmonisë do të mbahet koncert me katër kitaristë të njohur ndërkombëtarisht nën përkujdesin e platformës ”Për ty”.

“Platforma quhet “Për ty” pasi çdo ngjarje do t’i kushtohet apo dedikohet dikujt apo një diçkaje. Kësaj radhe ky koncert i dedikohet gruas si nënë, si motër, si të dashur, si bashkëshorte, bijë, kolege, fqinje etj”, u shpreh për Portalb.mk Laura Zhuta.

Pjesëmarrës janë kuarteti i kitaristëve “Croatian Guitar Quarter” i njohur dhe i përbërë nga virtuozët e kitarës klasike të cilët janë emra të njohur ndërkombëtarisht në mesin e të cilëve edhe kitaristi shqiptar nga Kosova Petrit Çeku. Ky grup do të performojnë në sallën e Filarmonisë, në orën 20.30, biletat shiten online në kupikarta.mk.

Ngjarje të tilla kulturore nga kjo platformë do të jenë të shpeshta, për më tepër do të informoheni në vazhdimësi.

Filarmonia e Maqedonisë së VeriutKultura shqiptareKulturë lajme