Pishinat nuk kanë përfunduar për shkak të interesave personale financiare, por revizioni akoma nuk ka përfunduar

Pishina në Kisella Vodë, e cila u hap sot nga Ministri i Sportit, Kryeministri dhe zyrtarë të tjerë, është pjesë e pesë pishinave, ndërtimi i të cilave ka qenë nën shqyrtim për gati një vit. Ministri i Sportit, Borko Ristovski, tha se revizioni ishte drejt përfundimit, raporton 360 Gradë, transmeton Portalb.mk.

Siç raportuam në një seri hulumtimesh të frymëzuara nga gjetjet e OJQ-së “Qendra për Komunikime Qytetare”, pesë pishinat (Kisela Voda, Gjorçe Petrov, Shtip, Kërçovë dhe Manastir) duhej të ishin gati deri në fund të verës së vitit 2021, dhe kontrata për ndërtimin e tyre duhej të përfundonte në shkurt të vitit 2024.

Në vend të kësaj, kontraktori i përzgjedhur zgjodhi një nënkontraktor, dhe nënkontraktori zgjodhi nënkontraktorin e vet, të cilit, sipas kontratave, iu transferua mbi 60% e vlerës totale të punimeve që do të kryheshin, megjithëse ligji nuk lejon që një nënkontraktor që futet gjatë ndërtimit të marrë më shumë se 30% të vlerës së punimeve.

Këto dhe veprime të tjera janë ndërmarrë gjatë kohës së Agjencisë për Rini dhe Sport, dhe Ministri i Sportit jo vetëm që nuk i ka ndërprerë ato, por ka zgjatur edhe kontratat e ndërtimit.

Manastiri, Kërçova, Shtipi, Gjorçe Petrovi, Kisella Voda dhe Tetova janë komunat në të cilat Agjencia e atëhershme për Rini dhe Sport filloi të ndërtojë pishina, shpenzimet e përgjithshme për të cilat ishin rreth katër milionë euro. Ato duhej të ishin gati për 18 muaj. E ndërtuar dhe e vënë në përdorim është vetëm pishina në Tetovë, tani edhe Kisella Voda

Shpenzimet e përgjithshme për pishinat ishte planifikuar rreth katër milionë euro.

Agjencia për Rini dhe SportBorko RistovskiMinistria e Sportit (MS)Pishina në ShkupPishina në TetovëPishinëSportSport RMV