Përplasje fizike në parlamentin bullgar

Sot dita e punës në Kuvendin e Bullgarisë ka nisur me presione që kanë rezultuar në përplasje fizike. Dy rezoluta – njëra e “Vazhdojmë me ndryshimin” (PP) dhe “Bullgaria Demokratike” (DB) dhe tjetra e “V’zrazhdane” (Rilindja) e nacionalistit dhe rusofilit të famshëm Kostadi Kostadinov, i njohur si “Bullgari Kopeykin”, shkaktoi një mosmarrëveshje e cila rezultoi në një konfrontim fizik, raporton media bullgare online pool.bg.

Në Bullgari duhet të krijohet koalicioni qeveritar i PP-DB dhe GERB, i kryeministrit të dikurshëm Bojko Borisov.

“Përafërsisht 3 vjet më parë, në Bullgari filluan protestat ku u përfshinë qindra mijëra qytetarë bullgarë. Protestat ishin për dorëheqjen e kryeministrit të atëhershëm Bojko Borisov dhe kryeprokurorit Ivan Geshev. Ne qëndruam pas atyre protestave, por edhe parti të tjera, të cilat në atë kohë luftuan me të gjitha këto dhe sot po negociojnë për një kabinet me ata që për shumë vite i quanin mafioz”, tha Iskra Mihailova nga V’zrazhdane.

Ajo akuzoi se  karakteri paqësor i demonstratave nuk pengoi qindra njerëz të plagoseshin dhe mijëra të humbnin vendin e punë. E gjithë energjia e protestave u dorëzua brutalisht nga ata që sot po flasin me GERB-in për pushtet të përbashkët dhe po kërkojnë besimin e DPS-së (Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë – kryesisht një parti e turqve dhe myslimanëve në Bullgari)”, tha Mihailova.

Ajo kërkoi që t’i kthehet mandati i dytë qeverisës PP-DB. Mandati i parë për të formuar një qeveri ishte i pasuksesshëm, ndërsa e fitoi GERB-i.

“Nëse e formoni atë koalicion absurd të të akuzuarve vetëm për t’i kënaqur eprorët tuaj, sigurohuni që të nesërmen ne do t’i thërrasim të gjithë votuesit tanë, por edhe votuesit tuaj armiqësorë, të vijnë këtu, sepse çdo hipokrizi dhe çdo tradhti ka kufijtë e saj. Ju i keni kaluar kufijtë”, tha Mihailova.

Një kundërpërgjigje erdhi nga Yavor Bozhankov nga PP-DB, i cili tha se interesi kombëtar i Bullgarisë në këtë moment është të ketë një qeveri dhe interesi i të tjerëve është të mos ketë një të tillë.

Kjo u pasua nga një përgjigje që dërgoi një mori pretendimesh të dyshimta dhe të palogjikshme për ngjarjet e disa viteve. Fjalën e mori një deputet i grupit parlamentar të “Bullgar Kopeykin”, i cili kundërshtoi shumë pretendime zyrtare për orientim pro-nacionalist dhe prorus.

“Ngjarjet e ditëve të fundit janë pjesë e një plani të përgatitur dhe kur “V’zrazhdane” flasin për ndërhyrje të jashtme, e dimë se kush janë. Ata folën për vaksinat, erdhën të vaksinuar. Sipas logjikës që kam parë deri më tani, ata janë tradhtarë të kombit”, tha Bozhankov.

Pastaj grupi i “V’zrzhdane” (Rilindja) shkoi në foltore për përballje. Përfaqësues të PP-DB-së i ndoqën. U ndezën gjakrat dhe filloi shkëmbimi i akuzave dhe shtytjeve.

Manol Pejkov përfundoi me prerje në fytyrë, ndërsa deputeti i “Rilindjes”  me syze të thyera.

Më pas ai u shpjegoi gazetarëve se Bozhankov doli në foltore për të thënë diçka për lidhjen “V’zrazhdane-Rusi”.

“Nëse nuk ka qeveri – është interes i drejtpërdrejtë i Rusisë,” tha Pejkov.

Sipas tij, partia e Kostadin Kostadinovit prish rregullin në sallën e Kuvendit çdo sekondë. Më pas kërkoi falje që hoqi syzet.

Kryeparlamentari shpalli pauzë, por as atëherë akuzat nuk u ndalën.

BullgariaRrahje
Comments (1)
Add Comment