Lideri i Bashkimit Demokratik Kroat, Plenkoviç e mori mandatin për të formuar qeverinë e Kroacisë

Presidenti kroat Zoran Milanoviç, priti kryeministrin dhe liderin e Bashkimi Demokratik Kroat (HDZ), Andrej Plenkoviç për dhënien e mandatit për formimin e Qeverisë së re kroate, shkruan Radio Evropa e Lirë transmeton Portalb.mk.

“Pas dorëzimit të 78 nënshkrimeve të deputetëve të zgjedhur në përbërjen e njëmbëdhjetë të Kuvendit të Kroacisë, më është dhënë mandati për të formuar qeverinë kroate. Dhe në mandatin e tretë vazhdojmë të punojmë për përmirësimin e Kroacisë”, shkruan Andrej Plenkoviç në rrjetin X.

Një ditë më parë, Plenkoviç njoftoi se kishte 76 nënshkrimet e nevojshme për formimin e qeverisë së tretë dhe sot u njoftua se 78 prej tyre i kishte sjellë në Pantovçak, vendi ku ndodhet rezidenca presidenciale.

Pas dorëzimit të nënshkrimeve, Plenkoviç nuk ka dhënë deklaratë për media.

Kur mbërriti në Pantovçak, ai vetëm shkurt u tha gazetarëve:

“Jeni ende këtu, është mirë për demokracinë”, ndoshta duke aluduar se mediat nuk ishin të ftuara në mbledhjen e parë nga zyra Presidenciale, por shpejt pasoi ftesa e dytë, në të cilën mediat megjithatë u ftuan.

As Presidenti i Republikës nuk bëri deklarata pas dorëzimit të nënshkrimeve.

Milanoviç, mori vendim që seancën e parë të Kuvendit të Kroacisë ta thërrasë për të enjten, më 16 maj.

Deputetët e Parlamentit kroat u zgjodhën në zgjedhjet parlamentare të 17 majit, presidenti Milanoviç rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve i mori më 29 maj.

Andrej PlenkoviçKroacia