Për një javë, në Greqi janë regjistruar 75 raste të reja me ethe të Nilit Perëndimor

Greqia po shënon rritje të rasteve me ethet e Nilit Perëndimor. Sipas raportit më të fundit të Organizatës Kombëtare të Shëndetit Publik të Greqisë, brenda një jave në vend janë regjistruar 75 raste të reja me virusin, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 232 raste, transmeton Portalb.mk.

Nga numri i përgjithshëm i rasteve, 165 pacientë kanë pasur manifestime në sistemin nervor qendror, ndërsa 67 kanë pasur formë më të lehtë të sëmundjes ose nuk kanë pasur fare manifestime neurologjike.

Deri më 26 gusht, në Greqi janë regjistruar 19 viktima, të gjitha te pacientë mbi 65 vjeç. Aktualisht janë të hospitalizuar 73 pacientë, prej të cilëve 26 ndodhen në repartet e kujdesit intensiv. Deri tani, nga spitalet janë liruar 124 pacientë.

Epiqendra e epidemisë së këtij viti është Atika, ku qarkullimi i virusit është veçanërisht intensiv dhe numri i rasteve është rritur krahasuar me vitet e mëparshme. Një numër më i madh rastesh është regjistruar edhe në rajonet Thesali, Maqedonia Qendrore, Peloponezi dhe Greqia Qendrore.

Ethet e Nilit PerëndimorGreqia