Pas Tiranës Erdogani ateroi në Beograd

Pas vizitës së djeshme në Shqipëri, presidenti turk Rexhep Taip Erdogan ateroi në Serbi, raporton Portalb.mk.

Ergodan u prit mbrëmë në aeroport nga homologu i tij serb Aleksandar Vuçiq, ndërsa sot ai u prit me ceremoni zyrtare.

Të dy presidentët realizuan takim kokë më kokë.

Janë nënshkruar 11 marrëveshje bashkëpunimi në fushën e tregtisë, energjisë, teknologjisë, sportit, sigurimeve shoqërore, menaxhimit të fatkeqsive dhe medias.

Në vizitën paraprake të Erdoganit në Serbi, kjo e fundit pati thënë se dëshiron të blejë dronët Bajraktar, por kjo nuk ka ndodhur.

Kjo është vizita e katërt e Erdoganit në Serbi që nga viti 2007.

Dy vendet kanë raporte të mira, mirëpo nuk pajtohen për çështjen e Pavarësisë së Kosovës. Turqia mbështet fuqishëm pavarsinë e Kosovës, ndërsa Serbia jo.

Dje Erdogan ishte në vizitë zyrtare në Shqipëri ku u prit nga krerët shtetërorë.

Midis dy vendeve u nënshkruan disa marrëveshje në fushën e arsimit, bujqësisë dhe medias.

Ndërkaq Erdogan mori pjesë edhe në inaugurimin e xhamisë Namazgjasë, ndërtimi i së cilës filloi në vitin 2015 ku themelin e vendosi Erdogan.

Aleksandar Vuciq VuçiçRexhep Taip ErdoganSerbiaTurqia