Pas shumë premtimeve dhe zvarritjeve, sot në Çair ka filluar ndërtimi i pishinës për fëmijët e shkollave, pritet të jetë gati në nëntor, raporton Portalb.mk.
Sipërfaqja e pishinës pritet të jetë rreth 620metra katrorë, me themel të betonit të armuar, fasadë dhe kulmi çeliku.
“Thellësia e pishinës do të jetë 80 centimetra deri 1.30 metra. Me kapacitet të pacaktuar. Do të përdoret nga shkollat për ushtrime, mësim të notit, për gara dhe rekreacion”, ka sqaruar kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu.
Ai paralajmëroi se ky objekt pritet të përfundojë në nëntor.
Pishina në çair ka një histori të gjatë premtimesh të cilat janë zvarritur. Premtimin e parë për ndërtimin e pishinës në Çair e ka dhënë Visar Ganiu në zgjedhjet lokale të vitit 2017-të. Megjithatë, pishina nuk u ndërtua në mandatin e parë. Ganiu në mandatin e dytë sërish premtoi ndërtim të pishinave, kësaj radhe tre, dy për nxënësit dhe një për të gjithë qytetarët, i cili duhet të ndërtohet tek objekti i ish pishinave.
Megjithatë, deri më tani, as pishinat për nxënësit, por as pishina për të gjithë qytetarët nuk janë ndërtuar.
- LEXO: Qeveria e painteresuar të zgjidh problemin me objektin e pishinës në Çair, i cili u është dhënë me qira dy kompanive private
- LEXO: Çairi nuk mund të ndërtojë pishinë pasi Qeveria i ka dhënë objekt të lëshuar me qira deri në vitin 2049
- LEXO: Objekti i pishinës Çair me mbi 2.700 m2 u është dhënë dy firmave private për 550 euro qira në muaj (Dokument)
- LEXO: Premtimet për pishinat në Çair mbeten fjalë boshe, kullosë në vendin ku do të duhej të kishte ujë